A po vjen një valë e dytë e COVID-19? Në karantinë qyteti i dytë në Kinë

Në Kinë është rivendosur karantina në qytetin e dytë në vend, pas zbulimit të një sërë rastesh me COVID-19, duke shtuar frikën për një valë të dytë të pandemisë vdekjeprurëse.

Autoritetet vendosën që njerëzit të vetizolohen në Jilin, një qytet në veri të vendit, ndërkohë që transporti rrugor është bllokuar, nuk lejohen grumbullimet si edhe daljet në parqe.

Më herët, të tilla masa u vendosën në qytetin Shulanit në Kinë. Qyteti, i cili ka 4 milionë banorë, lejon që banorët të dalin nëse ata janë testuar negativ në 48 orët e fundit me COVID-19, e gjithashtu kanë kaluar një periudhë strikte të vetë-izolimit.

Gjithashtu edhe farmacitë duhet që të raportojnë të gjitha rastet, kur shesin ilaçe kundra gripit si edhe për të ulur temperaturën.

Autoritetet vendore thanë se situata ishte shumë problematike dhe se rreziku është i madh që numri i të infektuarve të shtohet edhe më shumë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey