A s’ju vjen turp të flisni me njerëzit që rrogat i kanë më të vogla se çmimi i kravatave tuaja !?

Hasim Memishi-Sopi

A s’ju vjen turp të shkoni nëpër fshatra me rrugët plot me baltë e t’ju premtoni ardhmëri Europjane;

A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e arsimit, nëpër shkollat ku s’ka kushte elementare për mësim;

A s’ju vjen turp të shkoni me vetura me xhama t’zi në vendbanimet ku çdo gjë është zi e më zi;

A s’ju vjen turp të flisni për meritokraci, ku çdo punësim kalon nga dega e partisë;

A s’ju vjen turp të flisni me njerëzit që rrogat i kanë më të vogla se çmimi i kravatave tuaja;

A s’ju vjen turp të flisni për sportin, ku të vetmin sport që e njihni është sporti i tenderave;

A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e universiteteve, ku fëmijët tuaj i shkolloni jashtë vendit;

A s’ju vjen turp të flisni për shëndetësinë, ku për çdo kontrollë, ju shfrytëzoni ose spitalet private, ose ikni jashtë shtetit;

A s’ju vjen turp të thoni se jeni shërbetorë të popullit, kurse rininë e keni bërë shërbetor tuaj🤐

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey