A solli Serbia vaksina anti-COVID për qytetarët serbë në Graçanicë?

A solli Serbia vaksina anti-COVID për qytetarët serbë në Graçanicë?

Pas informatave se në Komunën e Graçanicës po vaksionohen qytetarët serbë me vaksinat anti-COVID të ardhura nga Serbia, Demokracia.com gjatë një vizite në këtë komunë ka parë se nuk ka diçka konkrete.

Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Graçanicës, duke dashur të mbesin anonim, thanë se pavarësisht tentimit për të ardhur në Kosovë vaksinat serbe, kjo nuk iu lejua nga Qeveria e Kosovës.

‘’Qeveria e Kosovës nuk e lejuan një gjë të tillë pavarësisht tentimit që të vijnë vaksinat serbe këtu në mënyë që të vaksinohen qytetarët tanë’’, është thënë.

Mjekët e kësaj qendre thanë se qytetarët serbë të Kosovës po shkojnë në Preshevë për t’u vaksinuar.

‘’Po egziston një numër i madh i qytetarëve serb që po shkojnë në Serbi për tu vaksinuar, kryesisht në Preshevë’’, thanë mjekët serb.

Përveç serbëve, ata thanë se edhe kosovarët që posedojnë dokumente serbe mund të shkojnë atje për vaksinim, duke u organizuar në grupe prej nga 20-30 personash.

‘’Përveç qytetarëve serbë, edhe kosovarët mund të shkojnë në Serbi për tu vaksinuar, mjafton të posedojnë një dokument valid serb dhe të organizohet në grupe me nga 20-30 persona që të kenë një transport më lehtë të mundësuar’’’, vazhduan ata.

Pavarësisht qarkullimeve të lajmit se Serbia tashmë ka filluar prodhimin e vaksinës ruse ‘Sputnik’, ata për Demokracia.com thanë se kjo mendohet të fillojë nga fundi i muajit maj.

‘’Në fund të majit pritet që Serbia të fillojë prodhimin e vaksinës ruse ‘Sputnik’, me të cilën thuhet se do të përbush nevojën e çdo qyetetari në të gjith Ballkanin’’, përfunduan ata.

Kujtojmë se Serbia që po prinë në procesin e imunizimit të popullatës, e cila që prej fillimit ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë farmaceutike, dje ka njoftuar se e ka nënshkruar edhe një tjetër kontratë të rëndësishme me kompaninë amerikane Moderna dhe se vaksinat do të dorëzohen para tetorit.

Kjo e bën Serbinë një prej vendeve të para në Europë, që merr dozat e kësaj kompanie.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey