A u refuzua Teuta Arifi, MPJ del me sqarim!

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë ndryshe lidhur me raportimin e një lajmi në media se Teuta Arifi nuk ka kaluar filtrat për ambasadore të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Kjo ministri e pyetur nga TV21 për këtë çështje e thotë të kundërtën, por nuk jep detaje dhe sqarime rreth asaj se a është emri i Teuta Arifit, nënkryetares së BDI-së në listën për ambasadore në BE.

“Ende nuk kemi dërguar propozim për ambasador në Bruksel. Njëherë duhet të ketë vendim në vend, i cili pastaj dërgohet në Bruksel për miratim. Deri më tani nuk ka vendim final shtetëror për ndonjë kandidat, andaj është spekulim”, theksoi Ministria e Jashtme e drejtuar nga Bujar Osmani.

Megjithatë jozyrtarisht emri i ish-kryetares së Tetovës ishte lansuar si kandidaturë për ambasadore në BE në Bruksel, megjithatë MPJ gjithçka ka mbajtur të heshtur. Ndërkohë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim të fundit për mediat theksoi se Teuta Arifi shihet si propozim për ambasadore në BE pasi e njeh procesin sepse ka qenë ish zëvendëskryeministre për integrime evropiane. Por nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët (ASH) dy javë më parë kërkoi para selisë së BE-së në Shkup që të mos pranohet kandidatura e Arifit, ndaj të cilës janë procesuar raste për keqpërdorime gjatë kohës si kryetare komune. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey