AAK brenda pak muajve ndryshoi tri herë kandidatin për kryetar të Pejës

“E treta e vërteta”, AAK brenda pak muajve ndryshoi tri herë kandidatin për kryetar të Pejës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka ndryshuar për të tretën herë kandidatin e saj për kryetar të komunës.

Brenda pak muajve, partia e Ramush Haradinajt ka ndryshuar tri herë pretendentin e saj për të parin e kësaj komunë në zgjedhjet e tetorit..

Fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, lideri i AAK-së kishte nominuar Arbër Grabovcin për kryetar të Pejës.

“Sot, së bashku me sr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës. Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërsheton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja. Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Por, nuk vonoi shumë, ish kryeministri i Kosovës njoftoi tërheqjen e Grabovcit dhe kandidimin e ish deputetit Arbër Tolaj si kandidat të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Pejës, transmeton “Indeksonline”.

Por, as kandidatura e Tolajt nuk doli të jetë përfundimtarja.

Pikërisht, Tolaj njoftoi mbrëmë se mbrëmë se Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës, Rrustem Berisha.

“Urime miku im, Rrustem Berisha! Na priftë e mbara”, ka shkruar ndër të tjera Tolaj.

Berisha më herët ka qenë deputet për disa mandate dhe ministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Peja qeverisë nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey