Abdixhiku nga tubimi në Suharekë: Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar fushatën zgjedhore të premten me një tubim masiv në Suharekë, ku është shprehur i bindur për fitore të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. Para mbështetësve të partisë, Abdixhiku e cilësoi atmosferën si dëshmi të një mobilizimi qytetar për ndryshimin

shkurt 1, 2025 - 02:00
 0  4
Abdixhiku nga tubimi në Suharekë: Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak
lumir-abdixhiku-sot-mban-tubimin-elektoral-ne-peje

lumir-abdixhiku-sot-mban-tubimin-elektoral-ne-peje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar fushatën zgjedhore të premten me një tubim masiv në Suharekë, ku është shprehur i bindur për fitore të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Para mbështetësve të partisë, Abdixhiku e cilësoi atmosferën si dëshmi të një mobilizimi qytetar për ndryshimin e madh.

“Na shihni për pak. Na shihni përreth në këtë sallë. Ky është populli i Kosovës. I ngritur. I mobilizuar! I destinuar për ndryshimin e madh të 9 shkurtit! Suhareka LDK. Fitore dhe asgjë më pak më 9 shkurt.” – tha ai.