Abdixhiku priti në takim ambasadorin Kosnett, dalin detaje rreth bisedës së tyre

Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një komunikatë për media të LDK-së, kryetari Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e LDK-së, karshi situatës politike dhe rolin që do ta ketë në opozitë.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin për presidentin nëse do të marrin pjesë në votim kur të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit të ri

Vetë Abdixhiku në një konferencë për media ka treguar se ka marrë besimin e Kryesisë së re të LDK’së për të negociuar vetëm me Vjosa Osmanin lidhur me zgjedhjen e presidentit, meqë kjo e fundit është kandidate për një post të tillë.

Kurti e Osmani bashkë kanë takuar edhe përfaqësuesit e subjekteve politike ku kanë diskutuar për themelimin e institucioneve të reja. Ndërkombëtarët presin edhe zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të tjera.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey