Abdixhiku sulmon Qeverinë Kurti: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi ka reaguar në lidhje me intervistimin e Drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Sipas Abdixhiku dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të kthehet në sulm e kërcënim ndaj mediave.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhiku:

Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

E vërteta është interesi i vetëm publik.Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat.

Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë.

Dobët, dobët shumë.1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur.0 vaksina.Kjo është e vërteta.

Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey