Abdixhiku u takua me Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, por pati një kërkesë

Abdixhiku pret në takim Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kryetari Abdixhiku bisedoi me z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Kështu ka bërë me dije LDK’ja nëpërmjet një komunikate për medie, derisa tha kryetari Abdixhiku i kërkoi atij shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave, përcjell Gazeta Express.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zëvendës presidenti Wieland ofroi mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey