Abelard Tahiri e pyet Kurtin: Si është e mundur që shpedicionin e kamionit me 400 mijë kg kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave

Tahiri e pyet Kurtin: Si është e mundur që shpedicionin e kamionit me 400 mijë kg kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës i ka kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti, lidhur me çështjen e drejtorit të doganës, Agron Llugaliu. Ai tha se ka qenë pikërisht vëllai i drejtorit të doganës, ai i cili e ka bërë shpedicionin e kamionit në të cilin janë kapur 400 mijë kilogramë kokainë në Lipjan, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Tahiri tha ky drejtor do duhej shkarkuar menjëherë nga Kurti.

“Tek drejtoi i Doganave. Nuk desha ta përmend por e përmende si storie të suksesshme rekrutimin e këtij drejtori. Qysh është e mundshme që shpedicionin e kamionit në të cilin janë zënë 400 mijë kilogramë kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave. Si është mundur. Në rrethana normale ky drejtor ish dashur që të suspendohet menjëherë. Kjo është e tmerrshme z. kryeministër. kjo nuk është aferë por është megaferë”, ka thënë ai.

Më tutje Tahiri ka folur edhe për deklarartat e Kurtit se në vendet e rajonit ka kriminelë të luftës.

“Z. kryeministër, nga paaftësia juaj për të prezantuar një program me një vizion të qartë për zhvillimin e vendit për katër vitet e ardhshme, ju i jeni kthyer me kritika opozitës. Halli i qytetarëve nuk është paaftësia e opozitës por paaftësia e qeverisë. Sa i përket deklarimit tuaj, vërtetë është për marre. Ju qysh në start keni treguar një lloj kompleksi inferioriteti ndaj Aleksandër Vuçiqit. Ai ka qenë pjesë e një regjimi që ka kryer krime në Kosovë. Ata munden me u fsheh në veri por edhe në Bosnje por ata nuk janë kriminelë të Kosovës por janë kriminelë të regjimit të Millosheviqit”, ka thënë ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey