Abelard Tahiri – Kurtit: Po ju pyes kush janë kriminelët e luftës në Kosovë?

Tahiri – Kurtit: Po ju pyes kush janë kriminelët e luftës në Kosovë?

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka pyetur kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit se për cilët kriminelë të luftës në Kosovës e ka fjalën kur ka deklaruar se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës pas një darke pune në Bruksel, raporton Express.

Tahiri ka pyetur Kurtin pse s’ka pasur guxim t’i drejtohet kryeministres Bërnabiq për kriminelët e luftës në Serbi.

“Pas një darke në Bruksel, pse nuk patët guxim t’i drejtoheni Bërnabiqit që Serbia duhet të çlirohet nga kriminelët por e zgjeruat hartën dhe e vendoset edhe Kosovën. Prapë po ju kërkoj, kush janë kriminelët e luftës në Kosovë, në këtë rast po i futni edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka përmendur edhe reciprocitetin duke thënë se mosvendosja e reciprocitetit është dalje nga obligimet që i kanë marrë qeveria Kurti.

“Kur gjithë kemi pritur që ju ta vendosni reciprocitetin, ju e vendosët një nismë për nënshkrimin e një marrëveshje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Pse po hyni në një proces të tillë që do të na dëmtojë në të ardhmen. Pse po dilni prej parimeve dhe obligimeve që keni marrë se do t’i implementoni”, ka thënë ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey