Abelard Tahiri: Kuvendi është shndërruar në institucion ku ju shërben interesave të njerëzve të Albin Kurtit

Tahiri: Kuvendi është shndërruar në institucion ku ju shërben interesave të njerëzve të Albin Kurtit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri tha se Kryesia ka arritur të ketë kuorumin dhe të vendoset për seancën e radhës, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme.

“Për shkak të dy dështimeve të mbledhjeve të kaluara nuk është arritur të thirret seanca e re e Kuvendit të Kosovës dhe sot u arrit një gjë e tilë. Edhe në seancën e radhës në javën që vjen, kjo mazhorancë ka vendosur që ti degradojë në vazhdimësi institucionet e pavarura. Pjesa e kësaj seance do të jetë edhe shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, e kjo do të jetë goditje që do të jepet drejt një mediumi të lirë e një institucioni të rëndësishëm informativ.Keni parë në vazhdimësi që tashmë Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion ku ju shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushta të udhëheqësve të këtij pushteti, të drejtuar nga Albin Kurti”, tha Tahiri, transmeton lajmi.

Tutje ai theksoi se kjo gjë është e papranueshme dhe të njëjtën e kanë kundërshtuar edhe sot në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

“Kjo është e papranueshme dhe kemi kundërshtuar edhe sot në Kryesi, por do të kundërshtojmë edhe në seancën e radhës.E mira është se qytetarët më në fund po e shohin angazhimin e këtij pushteti, krejt çka i intereson këtij pushteti të Albin Kurti është vetëm sistemimi i njerëzve, familjarëve të tyre. Asnjëherë nuk shohim agjendë zhvillimore, as nuk shohim angazhim në fuqizim të funksionimit të ligjit apo për rimëkëmbje ekonomike, asgjë tjetër.Vetëm risistemim të fuqishëm të aktivistëve dhe familjarëve të tyre”, shtoi ai.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey