Adelina po e feston sot ditëlindjen, kaq vite po i bën ajo

Diva e muzikës, Adelina Ismaili ka festuar sot ditëlindjen e saj, kështu duke mbushur 42 vite.

Këngëtarja ka marrë urime të shumta nga njerëzit më të dashur.

Motra e saj, këngëtarja Zanfina Ismaili i ka uruar Adelinës ta ketë çdo vit më të mirë se tjetrin.

Ndërsa, Ema Ismaili, motra tjetër e Adelinës ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të këngëtares duke shkruar: “Urime ditëlindjen për motrën time të mrekullueshme dhe tepër të bukur”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey