Adelina Tahiri vazhdon me jetën luksoze, bëhet me banesë në bregdetin shqiptar

Adelina Tahirit bëhet me banesë në bregdetin shqiptar.

Këngëtarja Adelina Tahiri po pushon në ishullin luksoz grek, Mykonos.

Atje është me djalin, Jonin, bashkëshortin dhe miq.

Adelina edhe këto ditë pushimi nuk e ka shkëputur kontaktin me ndjekësit me të cilët bisedon goxha shpesh.

Një prej tyre, e ka pyetur këngëtaren se kur do të pushojë në bregdetin shqiptar bashkë me burrin, Serjoza.

Tahiri ka arsye që të mos e kalojë verën pa ndaluar në Shqipëri. Kjo sepse, është bërë me banesë në Sarandë.

“Unë dhe burri e duam shumë Shqipërinë, kështuqe kemi marrë një apartament në Sarandë dhe sivjet në gusht besoj do ikim në Shqipëri” – është shprehur Adelina.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey