Ademi i BDI-së: Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë në Shkup

Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi sot ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur mbi aktet e fundit të drejtorit të Qendrës Informative Kulturore në Shkup për anashkalimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Ai theksoi se tendencat e skenaret e Aleancës, Besës, VMRO dhe Levicës janë për nxitje të tensioneve dhe urrejtjes.

Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Ademi theksoi se ASH dhe Lëvicja Besa dëshmojnë papjekuri politike dhe shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve me qëllim që të nxisin tensione.

“Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore te koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në kohë kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukraine. Kjo mund të jetë vetëm skenar që shkon në favor Rusisë sikur qe ishte skenari i shumicës se re 61”, theksoi kështu Ademi nga BDI.

Sipas tij, Shkupi është qytet dygjuhësor dhe multietnik, por Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa qëllimisht nxisin paligjshmëri, tensione, urrejtje.

“Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa zëvendësoi Sermine Purrinin me Angel Dimitrovin, Ardian Muçën me Angele Sotirovskin. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa i rikthehet ndërtimit të kryqeve dhe Shkupit 2014 në vend se të ndërton shkolla, spitale, rrugë. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa nxit greva dhe merr në qafë fëmijët dhe prindërit në kohën e krizës më të madhe ekonomike në kontinent dhe pas dy vjetësh izolim pandemik”, theksoi Ademi.

Sipas tij, shqiptarët dhe të gjithë të tjerët s’kanë asnjë nevoje për shqetësim sepse aty është BDI dhe siç tha “nuk do të lejoj aventurier të tillë të paaftë dhe kuisling të dëmtojnë të arriturat e shqiptarëve.”(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey