Ademi: Interpelanca kundër Talat Xhaferit në funksion të politikës ditore (Video)

BDI-ja konsideron se interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, e inicuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe “E Majta”, është në funksion të politikës ditore, shkruan gazeta LAJM.

“Mendojmë se interpelanca është në funksion të politikës ditore. Besoj që të gjitha partitë politike parlamentare ndjehen të nderuara nga përfaqësimi i Kuvendit brenda dhe jashtë vendit që e bën kryetari Talat Xhaferi. Kuvendi i RMV-së është shembull që ndiqet edhe nga Kuvendet e regjionit dhe ne nuk e themi këtë por e thonë të tjerët. Kështu që mendoj se kjo interpelancë është në funksion të politikës ditore”, tha shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi./Gazeta LAJM

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey