Ademi: Po kërkojmë alternativa që sa më parë të miratohet Ligji për Shtetësi (Video)

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, tha se edhe sot kanë dështuar përpjekjet për të zhbllokuar procedimin e Ligjit për Shtetësi, në Komisionin Parlamentar për Mbrotje dhe Siguri. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ademi, tha se mbështetësit e këtij pr/ligji (shumica dhe opozita shqiptare) po mendojnë për të gjetur mënyra tjera për mitatimin e të njejtit. Ai nuk përjashtoi mundësinë që pr/ligji të procedohet me “yll evropian” për të shmangur bllokadat e opozitës maqedonase.

“Fatkeqësisht edhe sot Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri ka patur seancë dhe fatkeqësisht po zvarritet procedura për shqyrtimin e amendamenteve në mënyrë që të përmirësohet teksti i propozim ligjit të propozuar paraprakisht. Kjo na bën që të mendojmë për gjetjen e alternativave tjera, mënyrave tjera për të miratuar këtë propozim ligj. Pra, ajo që po ndodh sot është se po shfrytëzohen mekanizmat procedural apo më mirë ta quajmë po keqpërdoren mekanizmat procedural në Rregullore me të vetmin qëllim që mos të sillet ky ligj, por kjo neve na mobilizon që të mendojmë për solucione tjera në drejtim të miratimit të këtij ligji”, tha Ademi.

Ai hodhi poshtë pretendimet e opozitës shqiptare se LSDM-ja dhe BDI-ja janë angazhuar që të zvarritet miratimi i ligjit deri pas zgjedhjeve lokale.

“Nuk dua të besoj që opozita shqiptare aludon edhe në BDI-në sepse ne me kohë që nga dita e parë kemi thënë se do ta mbështesim këtë propozim ligj. Si do të votojnë ata, do të votojmë edhe ne. Do t’i mbështesim edhe amendamendet që janë propozuar si amendamente të komisionit por aq më tepër, ne si BDI kemi ofruar ekspertizën tonë që të përmirësohet teksti i ligjit. Opozita shqiptare ka negociuar edhe me ne, kështu që po i bashkërëndojmë aktivitetet tona në Kuvend në drejtim të realizimit të qëllimit dhe qëllimi është miratimi një çast e më përpara i këtil ligji”, u shpreh Ademi për gazetën LAJM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey