Sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar BDI-në.
“Dje BDI bëri dy organizime, njëri ishte pastër partiak për ta testuar veten si i ka punët në Tetovë, dhe organizimi i dytë ishte koncert për adoleshentët që ta mbuloj dështimin e tubimit partiak. Në fotografi e keni atë që u paralajmërova dje se BDI i ka larë duart prej Tetovës dhe Pollogut. Në tubimin partiak që kishin ftuar me qindra e ndoshta edhe mijëra aktivistë nuk ju shkuan as 10 veta në sallën e mjekësisë në Tetovë.
Pas humbjes së Tetovës, Ali Ahmeti dje dha shumë autogola në Tetovë nuk arriti ta shpetojë as portieri vet Artan Grubi!”, ka shkruar Azizi. (INA)