Adriana Matoshi mohon se është e infektuar me COVID-19, ofron dëshmitë

Adriana Matoshi publikon dëshminë që nuk është me COVID-19.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e ka publikuar një dokument që dëshmon se nuk është e infektuar me COVID-19.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se nuk është hera e parë që sulmohet, njofton Klan Kosova.

“Është e turpshme dhe e paprecedent lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë”.

“Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshpërohuni nga rezultati i testit tim”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey