Adriana Matoshi përlot me dedikimin për Arjolen

Adriana Matoshi me dedikim për Arjola Demirin.

Përpos që janë kolege, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë shoqe të ngushta prej vitesh dhe këtë e kanë treguar gjithmonë.

Dyshja ndajnë herë pas here në rrjetet sociale, foto dhe video të ndryshme krah njëra-tjetrës.

Së fundmi, ka qenë deputetja Matoshi, përmes një InstaStory që ka bërë një dedikim për Arjolën përmes një fotografie nga pushimet e tyre në Egjipt.

“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë edhe Arjola e ka ripostuar duke shkruar: “Deklaratë dashurie”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey