Kryetari i Forumit Rinor Alternativa-s Afan Elezi nëpërmjet një video-mesazhi, ka njoftuar se do të protestohet para Univeristetit të Tetovës. Të dashur studentë, Të rinj e të reja, Të nderuar prind të studentëve, e të diplomuar, Të dashur qytetarë,
Ju që jeni kundër plagjiaturës, nepotizmit dhe korrupsionit në institucionet e arsimit, në tempujt e dijes. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh ditëve të fundit e kjo fatkeqësisht në Universitetin e Tetovës. Universiteti i Tetovës është krenaria jonë dhe ne të gjithë mburemi me Universitetin e Tetovës.
Ne nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i Universiteti i Tetovës. Ne jemi kundër këtyre fenomeneve, jemi kundër plagjiaturës, nepotizmit e korupsionit.Ne jemi për një rini intelektuale, andaj të dalim dhe të protesojmë të gjithë së bashku që t’i luftojmë këta fenomene njëherë e përgjithmonë t’i largojmë nga Universiteti i Tetovës e nga universitetet tona. Të protestojmë para Universitetit të Tetovës.