Afera e përgjimeve në Kosovë, gjykata liron të gjithë të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i liroi të 11 personat e akuzuar për përfshirje në skandalin e përgjimeve telefonike. I njohur ndryshe si rasti “Pronto”, për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë komunikimeve. Pjesë e këtij rasti ishin ish ministra dhe ish deputetë, si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës të cilët sipas prokurorisë, akuzoheshin për kryerjen e veprës penale “shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Një prej emrave më të përfolur të çështjes së bujshme, është ai i Adem Grabovcit, një nga themeluesit e PDK-së. Duke lexuar vendimin e gjykatës, gjyqtari Shasivar Hoti, tha se nuk “është provuar” që të akuzuarit kanë kryer vepër penale për të cilën janë paditur”.

Ndaj vendimit të gjykatës reagoi deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila tha se lirimi I të akuzuarve të kësaj afere është një goditje e rëndë për shtetin e së drejtës. “Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur.

Ai thërret për angazhim ndaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i qeverisë së re”, ka shkruar ajo. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e kritikoi prokurorinë e Shtetit për nisjen e këtij procesi me qëllimin, sic tha ai, për të dështuar.

Ngritja e aktakuzës në prill të vitit 2018, pasoi një periudhë të gjatë hetimesh që zunë fill me çeljen e tyre në 26 gusht të vitit 2016 ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike, Adem Grabovci.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey