Agim Islami i rastit ”Alfa”: Dikush e mbajti të fshehur inçizimin e rastit

Emisioni UNIKO sjell dëshmi, rrëfime të reja eksluzive nga rasti ”Alfa” në Maqedoninë e Veriut.
Rrëfehet Agim Islami i burgosuri i përjetshëm.

”Unë jam Agim Islami nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, jam në burg nga viti 2008 arsyjet janë se as unë vet nuk e di pse jam në burg.

E ndjej vetin të pafajshëm asnjëher n’jetën time skam bë asgjë kriminale, asnjëher skam qenë në stacion policor, më morën policia e Maqedonisë më montuan më shqiptuan burg të përjetshëm pa pik faji.
Ne kemi dëshmi kryesore ku ka pasur video inçizim se si ka ndodh rasti, por dikush e ka mbajtur fshehur atë inçizim në Maqedoni, unë atë kohë bashk me Ramiz Dautin kemi qenë në intërnet kafe, unë kam punu aty. Bile natën e krimit ne kemi flejt në internet kafen e kemi një dhomë të posaçme aty.” deklaroi i dënuari i përjetshëm me burg Agim Islami. /KlanMacedonia/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey