Aguero e thotë hapur: Ja cili është lojtari më i mirë në botë

Sergio Aguero, sulmuesi i ri i Barcelonës, ka deklaruar se tani për tani, më i miri në botë është Mbappe.

Në një intervistë për DAZN dhënë së fundmi, para se t’i bashkohet Barcelonës, ai u pyet për sulmuesin më të mirë në botë dhe nuk ka hezitim se është Mbappe, teksa për Lionel Messin kishte fjalë të mëdha.

“Sot, tani për tani, mund të them se Mbappe është sulmuesi më i mirë në botë… ama, Messi është më i miri në histori, si i vogël kam parë se ai ka diçka të veçantë dhe këtë e ka dëshmuar, ai është më i miri i të gjitha kohëve për mua”, tha Aguaro.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey