Aguero i dhuron makinën e tij punëtorit të fanellave

Para se të largohej nga “Etihad”, pas 10 sezonesh të mbushura me suksese, Kun Aguero ui dha rreth 60 personave, staf i parë dhe mbështetës i Mançester Sitit, nga një orë “Hublot” ose “Tag Heuer”, ku ishte gdhendur “Gracias: Kun Aguero”. Ky gjest shërbeu për të shprehur falënderimet e tij karshi gjithë punës së tyre të vështirë.
Aguero, gjithashtu dhuroi “Range Rover Evoque” e tij për punëtorin e klubit, që merret me fanellat e lojtarëve. Ishte videoja e Aguero, duke dorëzuar makinën e tij, e kompletuar me një përqafim të ngrohtë dhe lamtumire, ajo që tërhoqi zemrat e mbështetësve të “qytetarëve”.
Aguero po hynte brenda në klub për herë të fundit, parkoi makinën dhe po bëhej gati t’i dorëzonte çelësat, punëtori i fanellave i tha: “Mos harroni gjërat tuaja brenda!” Aty për aty, argjentinasi i zgjati çelësat, duke i thënë: “Makina është e juaja”! Pastaj erdhi një përqafim i ngrohtë dhe emocionues për ndarjen pas një dekade.
Ai vendosi rekord te Man.Siti me 260 gola të shënuar në total.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey