Ahmeti diskuton me Sarrazin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim përfaqësuesin special të qeverisë federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi Sarrazinin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Po […]

shkurt 28, 2024 - 01:00
 0  4
Ahmeti diskuton me Sarrazin për anëtarësimin e Kosovës në KiE
ahmeti-diskuton-me-sarrazin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

ahmeti-diskuton-me-sarrazin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim përfaqësuesin special të qeverisë federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi Sarrazinin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal.

Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi Sarrazinin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.