Ahmeti flet për kandidatët e mundshëm të BDI-së për zgjedhjet lokale

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën në Click Plus në TV21 ka folur edhe rreth kandidaturave të ndryshme për zgjedhjet lokale të tetorit.

I pyetur se kë do të kandidojë BDI-ja në Kërçovë, Ahmeti tha se është duke pritur sondazhet dhe ai i cili do të këtë mbështetjen e opinionit do të kandidohet. Ai ka njoftuar se dega në Kërçovë për kandidat ka propozuar Fatmir Deharin, por tha ka edhe kandidatura tjera.

Në pyetje se kush do të jetë kandidat për komunën e Tetovës, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se Teuta Arifi nuk qëndron keq në anketat për zgjedhjet lokale dhe se mund të kandidojë për mandatin e tretë.

Ali Ahmeti tha se edhe zëri i shum përfolur Florin Besimi aktualisht drejtor i spitalit klinik të Tetovës nuk është i interesuar të kandidojë për Tetovën.

Në Gostivar po ashtu përflitet emri i Nevzat Bejtës. “Akoma nuk ka ndonjë vendim të prerë, por sondazhet e fundit. Mendoj se z. Bejta e ndjenë veten mirë, shëndetshëm dhe i përgatitur për ti dal zot punës. Kjo do të varet nga dega dhe sondazhet”, tha Ali Ahmeti.

Lidhur me Strugën, Ahmeti theksoi se edhe në këtë komunë po bëhen sondazhe dhe se ai përmendi emrin e kryetarit aktual Ramiz Merko.

Ahmeti foli edhe për Çairin, Sarajin dhe konuna tjera ku tha se po bëhen sondazhe, duke mos përjashtuar kryetarët aktual të këtyre komunave.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey