Ahmeti: Me Tetovën dhe me tetovarët sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se sonte është pranë familjes të viktimave, të cilëve ju shpreh ngushëllime.

Ai gjithashtu ka, kërkuar hetim të plotë për rrethanat që shkaktuan këtë tragjedi.

“Me Tetovën dhe me tetovarët sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje. Takova kryetaren Teuta Arifi, kryeministrin, ministra, por edhe prokurorin publik të shtetit, bashkë me policinë dhe stafin mjekësor.

Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë rreth shkaqeve që shkaktuan kaq dhimbje për të gjithë ne. Sonte jam pranë familjeve të viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarit uroj të shërohen shpejt”, shkruan Ali Ahmeti. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey