Ahmeti në Zhelinë: Agjenda e blertë do të sjellë ndryshimin

Me tubimin e sotëm më Komunën e Zhelinës, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Izairi, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Sheval Sulejmani, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Zhelinë.

Banorëve të Zhelinës iu drejtuan kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Izairi dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar, Sheval Sulejmani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Fatmir Izairit duke e vlerësuar lartë punën e tij tashmë të dëshmuar në kohë kur ishte në krye të kësaj komune duke thënë se është njëri nga kryetarët që ka realizuar më së shumti projekte në Zhelinë.

Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës prezantoi objektivat e programit të tij për zhvillim dhe jetë cilësore në Zhelinë.

Bartësi i listës për këshilltar, Sheval Sulejmani ftoi banorët e Zhelinës që më 17 tetor të votojnë BDI-në, kandidatin e saj Fatmir Izairin dhe ekipin e këshilltarëve që do të jenë zëri i qytetarëve dhe i zgjidhjes së problemeve të tyre.

BDI do të vazhdojë nesër fushatën parazgjedhore me tubimin në Dibër për të prezantuar kandidatin e saj për kryetar komune në Dibër dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey