Ahmeti nga Çairi premton në të ardhmen presidentin shqiptar në Maqedoni (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para simpatizantëve në Çair tha se BDI-ja ka thyer barrikada. Ahmeti nga Çairi paralajmëroi se barrikada e ardhshme është presidenti i shtetit shqiptar.

“Për herë të parë në historinë e këtij vendi hyjmë me kryeminstrin shqiptar në zgjedhjet që do të mbahen pas tre vitesh. Po 100 ditë, por ama me të thanë të drejtën unë nuk mund të rri pa thyer edhe ndonjë barrikadë. Po thyhen barrikada, siç u thyen barrikadë pas barrikade, murë pas muri. Barrikada e rradhës, kryetarin e shtetit”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka faleminderuar banorët e Çairit për përkrahjen dhe mundësinë që u japin kuadrove cilësor të saj në përmbushjen e misionit për më tepër zhvillim dhe për jetë cilësor si imperativ të kohës. Ai poashtu elaboroi edhe për rëndësinë e zbatimit të agjendës së blertë si mision në përputhje të plotë me vlerat e larta europiane.

“Bashkimi Demokratik për Integrim merr përsipër të jetësojë e materializojë tanimë një kapitull të hapur për 10 vitet e ardhshme. Ka pasur që s’kanë besuar për shumë çështje që kemi hapur. Ju kujtohet s’është larg shumë kryeministri shqiptar. Skepticizëm, bëhet s’bëhet. Bëhet. Nuk ka gjë që nuk bëhet po filloi nga zemra. Po thyhen barrikada, siç u thynë barrikadë pas barrikade, mur pas muri, ministër të mbrojtjes po, ministër të brendshëm po, kryetar kuvendi po, ministër të jashtëm po, zëvendëskryeministër i parë po. Barrikada e rradhës kryetarin e shtetit edhe atë. Pse duhet të votohet Bashkimi Demokratik për Integrim? Pikërisht për shkak të investimit që ka bërë në kuadër profesionistësh. Pse duhet të votohet BDI? Sepse del me agjendë, me agjënde që e pasuron, që e begaton dhe që e afirmon vlerën europiane dhe na afron më afër Europës.” – potencoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey