Ahmeti nuk e di sa kushton vaji i gatimit: Flisni me gruan e tij, nuk merrem me ekonominë e familjes?!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në paraqitjen e tij mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se pasuria e tij është e njëjtë si para 20 viteve dhe se sa para qarkullojnë në familjen e tij tha të pyetet gruaja e tij, sepse nuk merret me ekonomi të familja.

“Unë nuk merrem me ekonominë familjare, sa para qarkullojnë. Mirë, hajde një ditë në shtëpinë time, fol me gruan time”, ka thënë Ahmeti.

I pyetur pse tani për këto nuk përgjigjet në studio, a ka njohuri rreth rritjes së çmimeve, Ahmeti tha se nuk ka njohuri se sa kushtojnë çmimet e gjërave ushqimore.

“Nuk e di. Kur më pyesni se sa është çmimi i vajit të gatimit, nuk e di, sepse dëgjoj nga gruaja ime: çmimet po rriten, nuk po rriten, kaq kushton kjo, mielli është aq, ka qenë ndryshe. Unë nuk merrem me këtë çështje. Por sa kam fituar në 20 vjet, shko fol me bankat, qarkullimi është i ligjshëm. Flisni me bankat, bëjeni në mënyrë transparente”, theksoi Ahmeti. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey