Ahmeti përgjigjet se a ka pasur marrëveshje me LSDM për regjistrimin

Në një intervistë për emisionin “Argument Plus” në RTV21, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka quajtur spekulime dhe lajme të rreme deklaratat se BDI dhe LSDM kanë pasur marrëveshje paraprake për rezultatin e regjistrimit të popullsisë.

“Nuk dua tani të bëj prononcim mbi spekulime dhe mbi teza konspirative. Do të thotë, kjo fare nuk qëndron, nuk ja vlen as të merreni me analizë të kësaj çështje, s’ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti tha se të gjitha këto spekulime bëhen nga ana e atyre që dëshirojnë të përfitojnë pikë politike nga i gjithë procesi.

“Sigurisht nga të gjithë ata që duan të përfitojnë politikisht nga kjo situatë, sigurisht se ato i bën këto legjenda, këto lajme të rreme, këto spekulime dhe këto konsipracione”, theksoi Ahmeti.

Ndryshe, intervistën e plotë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim mund ta ndiqni nesër në ora 21:30 në RTV21, në Kosovë./RTV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey