Ahmeti takoi Ramën dhe Abazoviqin në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shkuar në Ohër ku ka takuar pjesëmarrësit në samitin “Ballkani i Hapur”. Kreu i BDI-së ka marrë pjesë në punimet e samitit, por më pas ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ate të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ahmeti në këto takime ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey