Ahmeti: Tetovarët më 20 gusht pa mëdyshje duhet të votojnë BDI-në për të mirën e Tetovës

BDI sot në Tetovë ka bërë hapjen e shtabit lokal zgjedhor për zgjedhjet lokale për këshilltarë komunal që do të mbahen më 20 gusht. Në hapjen e shtabit komunal ka marrë pjesë edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe sekretari i kësaj partie, Artan Grubi.

Lidhur me hapjen e shtabit zgjedhor, Ahmeti ka theksuar se tetovarët më 20 gusht pamëdyshje duhet të votojnë BDI-në për të mirën e Tetovës.

“Në hapjen e Shtabit Lokal Zgjedhor në Tetovë të gjithë anëtarëve të kësaj dege dhe kandidatëve për këshilltarë komunal ju urova sot suksese në zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal, përkrahjen time të plotë dhe të gjithë udhëheqësisë së BDI-së. Bashkëbiseduam mbi sfidat me të cilat po përballet Tetova dhe nevojën për të pasur drejtim cilësor dhe të përgjegjshëm në shërbim të nevojave jetësore të qytetarëve. Cilësia kadrovike që ofron BDI dhe përcaktimet tona programore janë ajo që i duhet Tetovës. Prandaj, tetovarë të dashur më 20 gusht votoni pa mëdyshje për më të mirët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetet sociale. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey