Ahmeti:Ja çfarë biseduam me presidentin Ilir Meta

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka mirëpritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

“Bashkëbiseduam për Korridorin 8 dhe rëndësinë që ka për vendet tona.

Temë tjetër diskutimi ishte edhe Qeveria e re në vendin tonë, ku z. Meta më uroi suksese dhe tha se si shtet mik urojnë që sa më shpejtë të zgjidhet kontesti me Bullgarinë dhe të ecim së bashku drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Ahmeti.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit Ahmeti dhe Meta kanë diskutuar mbi projektin madhor të Korridorit 8-të, si një projekt mjaft i rëndësishëm dhe që do të lidh shumë vende dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, synim i Qeverisë tonë është edhe transportin hekurudhor që do të lidh vendet përgjatë Korridorit 8-të.

Ahmeti dhe Meta diskutuan edhe për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe nismën Ballkani i Hapur.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey