“Ai është një turp”, gazetari i njohur ‘shpërthen’ ndaj Granit Xhakës

Sharing is caring!


Granit Xhaka nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin në minutën e 61-të si dhe sjelljen e tifozëve të Arsenal, por edhe këta të fundit nuk duket se e kanë “gëlltitur” reagimin e kapitenit të tyre.

Një prej tyre është edhe gazetari i njohur dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, që ka shpërthyer në kritika ndaj Granit Xhakës.

Xhaka ishte pika kryesore e diskutimit dhe në qendër të vëmendjes nga ndeshja e sotme me Crystal Palace, pas incidentit që e pati me tifozët.

Ai u zëvendësua në minutën e 60-të të ndeshjes nga trajneri Unai Emery, e më pas shpërtheu ndaj tifozëve që e vërshëllyen pasi po ecte ngadalë drejt bankës rezervë.

Xhaka më pas ofendoi tifozët duke u thënë atyre “F*ck Off”, teksa po largohej në drejtim të tunelit, ndërkaq hoqi edhe fanellën.

Piers Morgan ka thënë se Xhakës që sot duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit, pas veprimit të tij.

“Wow. Xhaka u zëvendësua pas një tjetër paraqitje të dobët – kështu që reagon duke u thënë tifozëve të Arsenalit ‘F*ck Off’, duke e hequr fanellën dhunshëm dhe duke vrapuar drejt tunelit. Dhe ky supozohet të jetë kapiteni ynë? Çfarë turpi i madh. Atij duhet t’i hiqet sot shiriti i kapitenit”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Sharing is caring!

Loading...
shares