Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit!

M’duket se quhet Albin! M’duket se asht Kryeministër që mua s’me duhet, e atdheut po! Ju mund t’mos e duroni as madhështinë as vogëlsinë e tij. Mund ta urreni por jo edhe t’flisni mbarë e mbrapsht vetëm pse keni averzion ndaj tij! Ai s’iu prishë me Amerikën nëse ju jeni t’prisht! Kurkush s’iu fajson pse egoja juej asht thurë gabim e s’duroni hije tjetër, diell tjetër, frymë tjetër, mendim tjetër, fjalë tjetër, e mbi t’gjitha guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrasesit, dhunuesit e shitësit t’Atdheut! Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit! Ai s’i ka mbushë xhepat me shitëblembje! Ai s’e don atdheun për lek. Ndoshta s’derdhi gjak sa ju, por djersë ma shumë se ju po. Atij mundësh me ia thye kokën n’gurët e kufinit, por gurët me i lëvizë si Ju jo! Mos e shani kot ju që e keni për interes politik, se populli e din kush asht,e populli nuk shahet pse e don aq shumë! M’duket se quhet Albin e m’duket se asht Kryeministër. Duroni se m’duket që ka me iu ra mirë edhe juve. Mua jo! Unë jam sot për nesër, por gjeneratat po vinë e atyne iu duhet ai, jo ju! Çun Lajçi

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey