Ajdari: Kërkojmë ndihmë financiare për ta dërguar rastin “Monstra” në Gjykatën e Strasburgut

Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, e ka humbur tërësisht besimin në drejtësinë e vendit, për të cilën thotë së është krejtësisht e politizuar. Ai, sot në emër të Këshillit për rastin “Monstra” dhe familjeve të të burgosurve ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për të përballuar shpenzimet e nevojshme për ta dërguar rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg.

“Duke i pa zhvillimet e fundit politike dhe në gjyqësorë besueshmërinë, siç e tha edhe zonja Bërns, ambasadore e SHBA-së në Shkup që 92% e qytetarëve nuk i besojnë gjyqësorit, u detyruam që të kërkojmë ndihmën e qytetarëve, të donatorëve, njerëzve human të cilët e duan drejtësinë. E pamë të arsyeshme se këtu nuk ka zgjidhje, sepse këtu politika ka ndikim në gjyqësor. E kemi edhe një mundësi në Gjykatën Supreme dhe pastaj do ti qasemi Gjykatës së Strasburgut, prandaj na nevojitet ndihma. Për të angazhuar avokat me licencë ndërkombëtarë, për të bërë ekspertiza jashtë vendit e gjithë kjo ka një kosto dhe ne nuk e kemi të mundur si familjar ti mbulojmë këto shpenzime, prandaj po kërkojmë ndihmë materiale”, tha Ajdari./Lajmpress

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey