AK e Maqedonisë Shqiptare: Largoni nga “Birra Fest”, e Korçës këngëtarin antishqiptar Bregoviç!

Nga Bekim Adili, Aleanca KUQeZI

Në cilësinë e përfaqësuesit të AK-së nga Maqedonia Shqiptare,solidarizohemi me qindra,mijëra e në heshtje me miliona zemra shqiptarësh të cilët i kërkojnë organizatorit, LARGIMIN e këngëtarit antishqiptar BREGOVIÇ nga Festivali i Birrës që mbahet në Korçë.

Pjesëmarrja e këtij artisti,përsëritur ngjashëm sikurse përpara disa vitesh, kur i ftuar ishte në një festival tjetër në Tiranë këngëtari pasues antishqiptar siqë ëshë Zdravko Çoliç, gjykojmë se organizatorët e evenimenteve në fjalë,duke ftuar artistë sërbë të dëshmuar si antishqiptarë, se lëndojnë rëndë krenarinë tonë kombëtare si dhe krijojnë ndasi mes shqiptarëve. Situatë sikurse u cilësua edhe në emisionin Opinion,para disa vitesh në Tv Klan emërtuar:”Çoliç përplas Tiranën me Prishtinën”, ku pjesë të një fragmenti nga ky emision,ju ftojë ta ndiqni në videon më poshtë …

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey