Aksident i frikshëm tek ‘Ura e Tabakëve’, pema shpëton këmbësorët

Një aksident ka ndodhur sot tek “Ura e Tabakëve” në Tiranë. Raportohet se një automjet me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar jetën e dy kalimtarëve.

Ka qenë pikërisht një pemë, e cila ka shpëtuar jo vetëm kalimtarët, por edhe drejtuesin e automjetit i cili me shumë gjasa do të përfundonte në lumin Lanë.

Vetëm dy ditë më parë një aksident në ‘Xhamllik’, tek rruga Xhanfize Keko në Tiranë i mori jetën dy kalimtarëve Erjon Balla, 36 vjeç, dhe Hidajete Salliu, 73 vjeçtë cilët edhe pse nuk kishin lidhje fare me aksidentin e ndodhur mes dy automjeteve, u përplasën në trotuar nga një ‘Volkswagen Beatles’.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey