Aksident i rëndë në autostradën e Shkupit, tre të lënduar

Tre të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në mëngjes në Shkup – Veles, në qarkoren në Hipodrom.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 04.30 të mëngjesit, kur një makinë e tipit “Honda” me targa të Shkupit që drejtohen nga M.I, 65 vjeç, ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur. Në aksident drejtuesi i makinës ka pësuar lëndime më të rënda, ndërsa me lëndime trupore ka përfunduar edhe një bashkëudhëtare në moshë të mitur si dhe N.I, 52 vjeç. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey