Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, gjashtë persona të lënduar

LAJMI I FUNDIT

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë(6) persona kan kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey