Aksident masiv në SHBA, 5 të vdekur dhe 60 të plagosur

Të paktën 5 persona mbetën të vdekur dhe 60 të tjerë u plagosën rëndë nga një aksident masiv që ndodhi në rrugën e Pensilvania në Mount Pleasant Township në juglindje të Pittsburgh, në SHBA. Në aksident u përfshinë disa mjete, mes tyre një autobus dhe disa kampionë. Autobusi u përplas fillimisht me bordurën e rrugës dhe më pas u godit nga disa mjete të tjera.

Dyshimet e para janë se për aksidentin mund të kenë ndikuar kushtet e keqija të rrugës për shkak të motit. Në aksident u përfshinë 2 mjete të tonazhit të rëndë me rimorkio, një autobus turistik dhe disa automjete të tjera. Pesë personat e vrarë në aksident u gjetën të pajetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 60 të lënduar u dërguan në spital.

“Spitali Excela Frick mori 25 pacientë nga 7 deri 52 vjeç, tha zëdhënësja Robin Jennings. Ajo tha se nëntë nga pacientët janë fëmijë. Njëmbëdhjetë pacientë të moshës 15 deri në 67 vjeç u dërguan në Spitalin e Forbes në Monroeville, Pennsylvania, tha zëdhënësja e spitalit Stephanie Waite. Dy pacientë ishin në gjendje kritike dhe nëntë ishin në gjendje të mirë, tha Waite. UPMC Somerset mori 18 pacientë, 12 të rritur dhe gjashtë fëmijë, tha zëdhënësi i spitalit Sarah Deist për CNN. Të 18 u trajtuan dhe më pas ishin nxjerrë nga spitali, tha ajo”, raporton CNN.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey