Aksident me dy të lënduar në Shkup

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Aradhat partizane”, ku janë përfshirë tre automjete.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ambulanca, zjarrfikësit si dhe policia, ende nuk është bërë një inspektim.

Sipas informacioneve jozyrtare nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. Më shumë detaje rreth këtij aksidenti pritet të ketë ditën e sotme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey