Aksident në Haraçinë, janë lënduar 5 persona

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23.45 në fshatin Haraçinë të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar pesë persona. Ngjarja ka ndodhur mes një makine “VW Golf karavan” me targa të Shkupit dhe “VW Golf 3”, me targa të Kumanovës.

“Në aksident është lënduar rënd një pasagjere nga makina Golf-3, 54-vjeçarja me iniciale A.M. nga Shkupi, ndërkaq lehtë është lënduar një pasagjere e mitur dhe pasagjeri 20-vjeçar me iniciale I.Sh. nga makina e njëjtë, si dhe shoferët e dy makinave”, njoftojnë nga MPB.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey