Aksident në rrrugën Kërçovë -Ohër, tre të lënduar

Një aksident i rëndë dje ka ndodhur në rrugën Kërçovë – Ohër, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas policisë, dje në rrugën Ohër – Kërçovë ka ndodhur aksident mes automjetit “Ford Escort”, me targa të Kërçovës e drejtuar nga G.K (48) nga Kërçova dhe automjetit “Opel Meriva” me tabela të Shkupit e drejtuar nga B.S (62) nga Shkupi.

Në aksident janë lënduar shoferi B.S, ndërsa me lëndime trupore janë lënduar dy bashkëudhëtare B.S (22) dhe B.S (52) nga e njëjta veturë. Ekipi i SPB Ohër ka kryer këqyerjen e vendit të ngjarjes.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey