Aksident në Siqevë të Prishtinës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Siqevë të Prishtinës.

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka thënë Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey