Aksidentet ua morën jetën e 5 qytetarëve sot në Kosovë

Aksidentet ua morën jetën e 5 qytetarëvesot në Kosovë.

Dita e diel u karakterizuar me shumë fatkeqësi në territorin e Republikës së Kosovës. Aksidentet në trafik morën jetën e 5 qytetarëve, ndërkohë që pati edhe shumë të lënduar.

Fillimisht rreth orës 10:00, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha Ahmeti.

Në pamjet e publikuara shihet se njëra nga veturat është rrokullisur, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të mëdha.

Pastaj një veturë u kaplua nga flakët teksa po lëvizte nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës, djegia e saj ndodhi në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Në veturë ishin prezent prindërit me tre fëmijët e tyre, shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Përveç dëmeve materiale nuk pati njerëz të lënduar, raporton Gazeta Express. Të gjithë shpëtuan mrekullisht.

Mirëpo tragjedia nuk arriti të evitohej në aksidentin që ndodhi në fshatin Koshare të Ferizajt.

Rreth orës 15:37 në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt, ndohi një aksident komunikacioni rrugor, ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve. Si pasojë kanë vdekur 4 persona, ndërsa një është lënduar.

Personi që ka pësuar lëndime trupore është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në mesin e viktimave ishte edhe një 12 vjeçare.

“Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

Mjeku kujdestar në QKMF-në e Ferizajt, Bajram Ajeti ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë ku kanë humbur jetën katër persona.

“Rreth orës 15:30 kemi marrë informatën se ka ndodhur një aksident i rëndë. Me të arritur në vendngjarje kemi parë që janë aksidentuar dy vetura. Në veturën e tipit Golf 2 kanë qenë pesë persona dhe në veturën tjetër të tipit Audi kanë qenë 2 persona. Në vendin e ngjarjes kemi marrë një person me lëndime të rënda dhe kemi konstatuar vdekjen e katër personave tjerë. Që të gjithë kanë qenë në veturën e tipit Golf 2. Personat në tipin Audi kanë marrë lëndime pak më të lehta dhe iu është dhënë ndihma në QKMF-në e Ferizajt e më pas janë liruar në shtëpi”, tha Ajeti në RTV Dukagjini.

E pak orë më vonë, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, një vetaksident mori jetën e një personi teksa vetura doli nga rruga.

Lajmi u bë i ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa ka njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas aksidentit.

“Rreth orës 19:00, në rr. Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar për vdekje”, tha Hoxha.

Policia ka kërkuar kujdes të shtuar në komunikacion.

“Kërkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veçanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësuese për të gjithë”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey