Aksidentohet furgoni i policisë në Tiranë

Një furgon policie është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se makina e policisë është përplasur me një tjetër automjet, por për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në zonën e “Misto Mames”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey