Aksion blic në Durrës, arrestohen 11 policë dhe 6 inspektorë

Një aksion i fshehtë dhe i mirëkoordinuar i FNSH-së çoi në pranga 11 policë dhe 6 inspektorë në qytetin e Durrësit.

Raportohet se inspektorët e vënë në pranga janë punonjës të njësisë administrative Manzë dhe të Mbrojtjes së Territorit.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ku mësohet se kanë lejuar qytetarë që të bëjnë ndërtime pa leje kundrejt një shumë të caktuar parash.

Hetimet për këtë çështje, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) dhe Prokurorisë kanë zgjatur për tre muaj rresht.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey